TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME SH.T. KLEMENS KOJA

vull

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me shefin e Misionit të OSBE- së në Shkup, Sh.T. Klemens Koja.

Kryetari Xhaferi potencoi se e çmon lartë rolin e OSBE-së në zhvillimin e proceseve demokratike në vend, kontributin e OSBE/ODIHR me mbikëqyrjen e proceseve zgjedhore, si edhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Kuvendit me Misionin e OSBE-së në Shkup. Ai theksoi se Asambleja Parlamentare e OSBE-së, ku merr pjesë aktive Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, paraqet lidhje vitale ndërmjet Organizatës dhe deputetëve të cilët janë drejtpërdrejt të zgjedhur nga qytetarët.

Ambasadori Klemens Koja e përgëzoi Kryetarin Xhaferi për zgjedhjen e sërishme për Kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nënvizoi se Misioni i OSBE-së në Shkup do të vazhdojë të bashkëpunojë me dhomën ligjvënëse në zbatimin e proceseve reformuese.

Kryetari Xhaferi dhe ambasadori Koja këmbyen mendime rreth prioriteteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën e ardhshme, respektivisht nevojën për nxjerrjen e ligjeve reformuese në vigjilje të konferencës ndërqeveritare për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në, nevojën për shqyrtimin e sërishëm të Ligjit kundër diskriminimit, për konfirmimin e vendimeve për gjendjen e jashtëzakonshme dhe për ndryshimin e Rregullores në përputhje me atë që u akordua përmes Dialogut Zhan Mone.

Në takim u bisedua edhe për domosdoshmërinë e mundësimit të të punuarit alternativ të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kushte të pandemisë ose gjendjeve tjera të paparashikuara.

Bashkëbiseduesit e theksuan bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, me qëllim të përforcimit pavarësisë parlamentare, të funksionit mbikëqyrës dhe rolit demokratik dhe shprehën gatishmëri për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në këtë plan.

Next Post

Largohet nga Portokallia edhe Renada Caci, një nga aktoret më të mira

Duket se kete vit do kete shume largime nga Portokallia. Ende nuk dihet se çfare po ndodh me ate spektakel por emrat me te njohur nuk do jene me ne skenen e saj. Nje nga largimet me te fundit, te cilen ne e zbuluam nga miq te ngushte dhe burime […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: