Takim i Kryetarit Xhaferi me Sh.T. Kristian Timonie

vull

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës Franceze, Sh.T. Kristian Timonie.

Kryetari Xhaferi shprehu falënderim për mbështetjen nga Republika Franceze në përpjekjet për përmbushjen e prioriteteve strategjike të vendit dhe kënaqësi për bashkëpunimin e frytshëm bilateral. Ai informoi për aktivitetet e ardhshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për zgjedhjen e komisioneve, delegacioneve dhe grupeve parlamentare të bashkëpunimit, si edhe miratimin e legjislacionit që ka të bëjë me procesin evropian, luftën kundër Kovid-19 dhe përpjekjet për mënjanimin e pasojave ekonomike nga pandemia.

Ambasadori Timonie drejtoi urim për zgjedhjen e sërishme të Xhaferit në funksionin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shprehu bindjen se roli dhe dukshmëria e Kuvendit, që është institucioni kryesor për funksionimin e suksesshëm të sistemit, do të vazhdojnë të përforcohen edhe në periudhën e ardhshme. Ai vlerësoi se kontrolli parlamentar është me rëndësi të madhe dhe shprehu mbështetje për punën e Këshillit Nacional të Eurointegrimeve, ku duhet të arrihet konsensus për çështjet kyçe të këtij procesi.

Në takim u theksua se vazhdimësia dhe thellimi i bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Asamblesë Nacionale dhe Senatit të Republikës së Franceze, mund të kontribuojnë në masë të madhe në avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale dhe miqësisë mes dy vendeve. Duke e nënvizuar rëndësinë e diplomacisë parlamentare, bashkëbiseduesit shprehën shpresë se vizitat e biseduara kthyese të parlamentarëve francezë në Maqedoninë e Veriut do të realizohen sapo të përmirësohen kushtet shëndetësore.

 

Next Post

Filipce prezantoi protokollin për punën e kopshteve

Ministrat e Shëndetësisë dhe Punës dhe Politikës Sociale, Venko Filipce dhe Jagoda Shahpaska, në një konferencë të përbashkët për shtyp prezantuan protokollet për punën e kopshteve, të cilat, siç u njoftua, duhet të fillojnë të punojnë në 9 Shtator. Grupet e fëmijëve do të organizohen në mënyrë që në kategoritë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: