Takim i ministrit Nuhiu me Ambasadorin e Republikës së Sllovakisë Markush

vull
0 0
Read Time:47 Second

Sot, 05 gusht 2020 (e mërkurë) ministri i Punëve të Brendshme dr. Agim Nuhiu realizoi takim pune me Ambasadorin e Republikës së Sllovakisë në Shkup Shkëlqesinë e Tij Henrik Markush.

Në takim u konfirmuan marrëdhëniet miqësore, mungesa e çështjeve të hapura ose kontestuese ndërmjet dy shteteve, si dhe bashkëpunimi në shumë lëmi të interesit të përbashkët.

 Bashkëbiseduesit këmbyen mendime edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u realizuan në shtetin tonë, aktivitetet të cilat Ministria e Punëve të Brendshme po i ndërmerr  në kuadër të kompetencave të saja në ballafaqimin me pandeminë globale Kovid-19.

Poashtu, në takim nga ana e dy bashkëbiseduesve posaçërisht u theksua bashkëpunimi i ministrive  të punëve të brendshme të dy shteteve në kuadër të menaxhimit të kufjinjëve përmes dërgimit të nëpunësve policor sllovak në territorin e Maqedonisë së Veriut të cilët kryejnë aktivitete për mbrojtje dhe mbikëqyrje më të madhe dhe kontrollë të kufirit jugor të shtetit bashkë me policinë  maqedonase.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Arrihet marrëveshje VMRO-BDI për qeverinë e re?

VMRO-DPMNE dhe BDI kanë finalizuar marrëveshjen për formim të Qeverisë së re, njoftojnë burime partiake. Sipas këtyre burimeve, e vetmja “detyrë” e Mickovskit tani ka mbetur ta bindë edhe kryetarin e Levicës, Apasaiev, që të përkrahë qeverinë me kryeministër shqiptar. Burimet e njëjta thonë se Ahmeti dhe Mickovski janë marë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: