Sot ministri i Punëve të Brendshme dr. Agim Nuhiu realizoi takim pune me shefin e Zyrës Programore pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara-UNODC në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Bill Vud.
Në takim u këmbyen mendime për punën e përditshme, me një shqyrtim për sfidat aktuale në punë. Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin e deritanishëm dhe e vlerësuan shumë lartë përkushtimin për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, duke dëshmuar përcaktim të fortë për përparim të mëtutjeshëm. Fokusi kryersor i takimit të punës ishte në drejtim të aktiviteteve të ardhme të planifikuara në luftë kundër krimit, posaçërisht në prezentimin të propozim projekteve të UNODC: AIRCOP (Vendosja e komunikimit ndërmjet aeroprtove ndërkombëtare në kohë reale) dhe CCR (Përmirësimi i menaxhimit me rreziqet, zinxhiri i furnizimeve, lehtësimi i tregtisë në pikë kalimet kufitare, me qëllim të prevenimit për mallrat ilegale). Në lidhje me projektet e propozuara, ministri Nuhiu e dha përkrahjen e plotë të tij, me udhëzim të nevojës për konsultime të mëtutjeshme dhe koordinim me shërbimet kompetente.
Ministri i Punëve të Brendshme dr. Agim Nuhiu dhe shefi i Zyrës Programore pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Bill Vud e potencuan qëndrimin se mbeten të hapur për përkrahje dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm, në dobi të qëllimeve dhe prioriteve të përbashkëta, parandalimin dhe asgjësimin e të gjitha llojeve të krimit.
You must be logged in to post a comment.