Takim i ministrit Spasovski me përfaqësuesit e EurpoeAid për përkrahje të reformave për riorganizim e administratës shtetërore

vull
Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sekretarja shtetërore Magdalena Nestorovska dhe përfaqësues të Ministrisë, mbajtën takim me përfaqësuesit e EuropeAid, me qëllim të informimit me IPA projektin ” Riorganizimi i administratës shtetërore”, që duhet si rezultat të ketë përkrahjen e reformave në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Përfaqësuesit e projektit- eksperti kryesor për riorganizim shtetëror Aleksandrs Antonovs dhe tim lideri Sllagjana Taseva, pas zbatimit të analizës funksionale horizontale të të gjitha institucioneve, i prezentoi të gjitha mendimet e saja dhe parashikimet për planin e implementimit të kësaj reforme.

Ministri Spasovski shprehi gatishmërinë për bashkëpunimin e Ministrisë dhe të gjitha njësive organizative me përfaqësuesit e projektit EuropeAid, për përkrahjen e reformave në administratën shtetërore.
Next Post

Mbyllen dy objekte gastronomike, arrestohen pronarët për shkak të shkeljes së Covid masave

Më datën 15.12.2020 në ora 21:20 minuta, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 38-të vjeçarin nga Tetova D.S., objekti gastronomik i të cilit në rr. “Boris Kidriç” në Tetovë ka punuar me mysafirë pas orarit të punës dhe nuk i ka respektuar masat për ballfaqim me […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: