Takim i Zëvendëskryetarit Dimitrov me Euro deputetin Andreas Shider

vull

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot mbajti takim me Andreas Shider, euro deputet dhe kryesues i Komitetit të Përzier Parlamentar BE- Maqedonia e Veriut, në kuadër të vizitës së tij në vend.

Në takim u theksua mirënjohja për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore të Parlamentit Evropian në politikën e Zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Zëvendëskryeministri Dimitrov iu referua Rezolutës së PE-së për Maqedoninë e Veriut që pasqyron reformat e arrira dhe proceset demokratike të vendit dhe përmban pozitë se çështjet bilaterale nuk duhet të bllokojnë procesin e aderimit. Në këtë kontekst, Dimitrov theksoi se është e domosdoshme arritja e koncensusit për kornizën negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut  me BE-në për arsye të zbatimit të vendimit për fillimin e negociatave aderuese.

Dimitrov: “Vlerësojmë përpjekjet e Parlamentit Evropian dhe përpjekjet e juaja personale për fillimin zyrtar të negociatave aderuese, proces që medoemos të rrjedhë në frymë evropiane, me respektim të vlerave evropiane si baza të procesit. Suksesi do të thotë se BE i realizon vendimet e veta dhe do të jep shtytje për vazhdimin e reformave dhe përforcimin e institucioneve demokratike, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në gjithë rajonin. Nevojitet të përcillet mesazhi deri tek qytetarët se perspektiva evropiane e vendeve të rajonit është i qartë, i parashikueshëm dhe i realizueshëm dhe se BE është serioz kur flet për zgjerim, respektivisht kompletimin e Evropës”.

Zëvendëskryetari Dimitrov theksoi angazhim të fuqishëm për përkushtimin e mëtejmë të reformave që janë pjesë e BE agjendës, jo vetëm për progresin e mëtutjeshëm në procesin euro-integrues, por para se gjithash për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve përmes përcjelljes së standardeve evropiane në vend.​

Next Post

Sulmohet fizikisht një i mitur nga Tearca

Mbrëmjen e djeshme në orën 21:30, personi A.E. (67) nga Otushishti i Tetovës në SPB Tetovë ka raportuar se një ditë më herët rreth orës 22.00 në fshatin Tearcë të Tetovës nipi i tij i mitur kishte qenë i sulmuar fizikisht nga një person nga Përshevca. Sipas raportit, sulmuesi gjithashtu […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: