Zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmire Isaki, sot realizoi takim me Vojceh Jezhi Ticinski, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotfuqishëm i Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në takim u potencua kënaqësia e ndërsjellë për kontinuitetin në zhvillimin e raporteve miqësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Republikën e Polonisë. Njëherësh, u theksua përpjekja për dinamizmin e mëtejmë të dialogut politik, sapo të mundësojnë kushtet shëndetësore.
Zv.MPJ Isaku shprehu mirënjohje për mbështetjen konzistente të Polonisë ndaj proceseve eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, si format i përbashkët përmes të a.q. Konferenca e Shkupit. Isaki bëri me dije se në periudhën e ardhshme më shumë vëmendje do t’i përkushtohet përforcimit dhe bashkëpunimit në plan ekonomik e tregtar.
Bashkëfolësit theksin e vunë edhe mbi bashkëpunimin rajonal, në kuadër të NATO-s, si dhe në organizatat tjera ndërkombëtare, ndërkaq shkëmbyen mendime edhe për tema aktuale nga interesi i përgjithshëm.