Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Takim i ZV/MPJ Isaki me Ambasadoren e Rumanisë

1 min read

Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Fatmire Isaki sot realizoi takim me Ambasadoren e sapoemëruar të Jashtëzakonshme dhe të Plotfuqishme të Rumanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut E.S. znj. Adela Monica Axinte.

Zv/MPJ Isaki i dëshiroi mirëseardhje Ambasadores Axinte dhe e shprehi bindjen se gjatë mandatit të saj, raportet miqësore mes dy vendeve do të ruajnë trendin pozitiv të zhvillimit dhe do të pasurohen me përmbajtje të reja, duke nënvizuar perspektivën që e ofron potenciali në plan ekonomik.

Ata theksuan kënaqësinë e partneritetit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në kuadër të NATO-s, si dhe bashkëpunimit e deritanishëm në plan rajonal dhe ndërkombëtar, duke shprehur shpresën se Rumania do të vazhdojë me mbështetjen e deritanishme parimore për integrimin e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Bashkëbiseduesit, gjithashtu, shkëmbyen mendime edhe për gjendjen aktuale në të dy vendet, sidomos në kushte të restriksioneve pandemike.