Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë janë në rritje të vazhdueshme dhe me krenari mund të konstatoj se miqësia jonë e sinqertë dhe e thellë, e cila ështëvendosur përmes një sërë kontaktesh personale dhe familjare, në tri dekadat e fundit,në kontinuitet avancohet duke thelluar dhe forcuar dialogune ndërsjellë politik, bashkëpunimin ekonomik, shkëmbimin kulturor, tregtar dhe turistik dhe bashkëpunimin në shumë sfera të tjera.
Lidhje jo më pak e rëndësishme në marrëdhëniet tona të ndërsjella janë edhe përfaqësuesit e bashkësisë së Maqedonisë së Veriut në Kroaci dhe të Kroacisë në Maqedoninë e Veriut, të cilët nëpërmjet një sërë aktiviteteve mbeten në kontakt të vazhdueshëm me shtetin e tyre amë, kulturën dhe gjuhën, si dhe në mënyrë paralele japin kontribut në cilësinë e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve tona të shkëlqyera bilaterale.
Në këtë aspekt, do të doja të theksoj se të dy vendet përmes Marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2007, krijuan baza për realizimin e të drejtave të pakicës, por është paraparë edhe mekanizëm përmes të cilit ndiqet ky zbatim, dhe ky është Komisioni i Përbashkët Ndërqeveritar. Sot pata nderin që të takoj bashkëkryetarin e palës kroate, z. Zvonko Milas, Sekretar Shtetëror, në Zyrën e shtetit për kroatët jashtë Republikës së Kroacisë.
Gjatë bisedës, e mirëpritëm faktin që të dy Qeveritë kanë qëndrim shumë pozitiv ndaj çështjeve të pakicave që paraqesin tema komplekse. Pakicat i ndajnë të njëjtat probleme me të cilat përballen të gjithë qytetarët në një vend- duke filluar nga pandemia aktuale deri në çështjet socio-ekonomike, por në të njëjtën kohë ata kanë sfida shtesë në lidhje me ruajtjen e identitetit të tyre kulturor dhe kombëtar, dhe mbi të gjitha mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, arsimit dhe ruajtjene gjuhës amtare. Është fakt se shtetasit e Maqedonisë së Veriut që jetojnë në Kroaci janë jashtëzakonisht të kënaqur me të drejtat e realizuara dhe ne si vendi amë i tyre, jemi mirënjohës për mbështetjen që R. Kroacisë e jep në këtë kuptim.
Gëzohem që në takimin e fundit të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar në Zagreb më 8 tetor 2019, u vu re një hap pozitiv në plotësimin e obligimeve të mara nga pala е Maqedonisë së Veriut. Duhet të theksoj se kjo më dha nxitje shtesë dhe entuziazëm në periudhën e kaluar, pas emërimit tim si bashkëkryesues i pjesës së Komisionit të Maqedonisë së Veriut, për të filluar detektimin, ideimin, zbatimin dhe realizimin e aktiviteteve që kontribuojnë në zhvillimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit në këtë sferë, e vetëdijshme për rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të dallimeve gjuhësore dhe kulturore dhe tëtraditës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Takimet e shpeshta të anëtarëve të Komisionit, si kjo e sodit, tregojnë se ekziston interes nga Qeveritë tona që procesi të ecë përpara. Prandaj jam e lumtur dhe pres takimin e pestë në Shkup, për të cilin besoj se në një atmosferë konstruktive do t’i përgjigjemi detyrave të përcaktuara dhe aspiratave të përbashkëta.