Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Takim konsultues i AZGj-së me drejtorin e Parkut Nacional “Mali Sharr”

1 min read

Në kuadër të veprimeve mbështetëse që drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela realizon me drejtues të institucioneve të ndryshme, kësaj radhe u realizua një takim me drejtorin e Parkut Nacional “Mali Sharr”, Ibrahim Deari.

Me këtë rast, Sela dhe Deari diskutuan për çështjet që ndërlidhen me dispozitat e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve dhe zbatimin e tyre në institucionin që Deari drejton.

Drejtori Sela konfirmoi edhe një herë që dyert e Agjencisë janë të hapura për të gjitha institucionet, e sidomos për të këtilla si Parku Nacional që është në ngritje e sipër.