Takim në Qeveri në mes Zaev dhe Duxhak: Vazhdon bashkëpunimi intensiv me KB-në me zbatimin e suksesshëm të projekteve për përmirësimin e cilësisë së jetesës

vull

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot në Kabinetin e tij u takua me Rosana Duxhak, koordinatore e përhershme e Kombeve të Bashkuara (KB) në shtetin tonë, e cila e përgëzoi për fillimin e mandatit të dytë duke i uruar punë të frytshme dhe mbështetje në bashkëpunimin intensiv me organet dhe trupat e KB-së edhe në periudhën që vijon.

Duke theksuar se mandati i dytë në vitin 2020 fillon në kontekst politik të ndryshëm dhe shumë më të mirë se në vitin 2017, Kryeministri Zaev vlerësoi se në kushte të demokracisë së ripërtërirë dhe avancimit të raporteve miqësore me fqinjët, Qeveria mbetet e përkushtuar në zbatimin e marrëveshjeve me Republikën e Greqisë dhe Republikën e Bullgarisë në përforcimin e institucioneve të pavarura, dialogut politik dhe përmirësimin e standardit ekonomik dhe social të qytetarëve.

Kryeministri Zaev shprehu kënaqësi dhe u falënderua për mbështetjen e madhe që merr vendi ynë nga Kombet e Bashkuara në sfera të rëndësishme për qytetarët dhe e cila është e një rëndësie të madhe në realizimin e përpjekjeve për avancimin e qëllimeve strategjike të vendit, siç është anëtarësimi i realizuar në NATO dhe vendimi për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Koordinatorja e përhershme e KB-së, në bisedën me Kryeministrin Zaev, theksoi se Programi i Qeverisë veçse përmban shumë nga prioritetet e Kombeve të Bashkuara në vend, si transformimi ekonomik, kujdesi për të gjithë (“askush të mos anashkalohet”), barazi gjinore, ambient i qëndrueshëm jetësor dhe sundim llogaridhënës, duke nënvizuar se familja e KB-së është e përgatitur të mbështesë proces të gjerë në konsultime që të formulohet Plan nacional zhvillimor nëpërmjet konsensusit të gjerë shoqëror.

Në takim u potencua se bashkëpunimi i partneritetit në mes Qeverisë, institucioneve të shtetit tonë dhe KB-së për çështjet e rëndësishme për qytetarët dhe shtetin, si dhe për aktivitetet për realizimin e qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm, të përcaktuara na Kombet e Bashkuara, vazhdojnë me intensitet të njëjtë, veçanërisht në ballafaqimin me pasojat nga pandemia nga virusi COVID-19 dhe ndërmarrja e masave për stabilizimin e ekonomisë në vend.

Next Post

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME AMBASADORIN KINEZ XHANG XUO

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh. T. Xhang Xuo. Duke i uruar mirëseardhje në legjislaturën e dhjetë të dhomës ligjvënëse, Kryetari Xhaferi e informoi ambasadorin Xhang për konstituimin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: