Takim pune i drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela me disa përfaqësues të fakulteteve të filologjisë

vull
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, me këshilltaren e tij të jashtme, dr. Ajtene Qamili dhe drejtuesin e Sektorit të përkthimit dhe lekturimit, Ahmet Selmani, zhvilluan një takim pune me dr. Berton Sulejmanin, dekan i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Tetovës, dr. Demush Bajrami, profesor në Universitetin e Europës Juglindore, dr. Mustafa Ibrahimi, profesor në Universitetin “Nënë Tereza” dhe dr. Ismet Osmani, profesor në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij”.
Me këtë rast drejtori Y. Sela i informoi përfaqësuesit në fjalë lidhur me aktivitetet që ka ndërmarrë AZGJ-ja për shënimin e Ditës Europiane të Gjuhëve, më 26 shtator 2020 dhe Ditën e Përkthimit më 30 shtator 2020. Në vazhdim ai foli edhe për planet dhe bashkëpunimin e AZGJ-së me këto fakultete si një mundësi e mirë për të organizuar aktivitete të përbashkëta për shumë çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonië së Veriut.
Të gjitha këto ide dhe oferta të tij u përkrahën njëzëri nga të pranishmit, duke dhënë edhe mendime dhe propozime të tjera plotësuese për sa i përket hartimit të fjalorëve të ndryshëm terminologjikë, trajnimit të përkthyesve dhe lektorëve për nevojat e institucioneve, organizimit të punëtorive me studentët, organizimit të konferencave shkencore etj.
Next Post

Zv. Kryeministri i parë Grubi priti Rosana Duxhak nga OKB

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dheMarrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot realizoi takim puneme Koordinatoren e Përhershme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara nëRepublikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Rosana Duxhak. Në takimin e sotëm të z.Grubi me znj. Rosana Duxhak u shkëmbyeninformata dhe ide se si […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: