Takim pune mes OEMVP-së dhe Lëvizjes BESA

vull

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore u vizitua nga “Lëvizja Besa” në krye me z.Bilall Kasamin i cili ishte i shoqëruar edhe nga ministri i bujqësisë  z.Arjanit Hoxha dhe nga kandidatët për kryetarë komunash nga ana e partisë.

U shtjelluan të gjitha çështjet e rëndësishme ekonomike me fokus të veçantë në bujqësi,si segment i pashfrytëzuar tërësisht marrë parasysh potencialin që vendi ynë ka.

Kryetari i OEMVP-së z.Nebi Hoxha u shpreh se shumë hapësira ngelin të pashfrytëzuara ndërsa ato hapësira më herët ishin edhe qendra bujqësore jo vetëm në vend por edhe më gjërë.

Fokusi në katër vitet e ardhshme duhet të jetë mbi zhvillimin ekonomik lokal përfshirë këtu bujqësinë por edhe turizmin.

Ndërkaq z.Kasami foli për platformën e tyre të këtyre zgjedhjeve kështu duke shprehur gatishmëri bashkëpunimi me OEMVP-në për eliminimin e pengesave që shkaktojnë ngecje ekonomike.

Next Post

Elezoviq: LSDM ka kandidatët më të mirë, populli meriton më të mirën

Tetova do të shohë më të mirën në projektet e ofruara nga ne. Për të theksuar përfundimisht problemin dhjetëvjeçar me pastërtinë publike në qytet, ne parashikojmë ndërtimin e një deponie rajonale. Kjo arritje do të zgjidhë problemin e mbeturinave, do të mundësojë zhvendosjen e stacionit ekzistues të transferimit dhe do […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: