Takim Spasovski-Bërnz: Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm vazhdon

vull

Sot (16.04.2021) Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski realizoi takim pune me ambasadoren e SHBA-ve H.E. Kejt Meri Bërnz, në të cilin u bisedua për aksionet e fundit të MPB-së dhe ndihmën aktuale momentale të SHBA-ve për përkrahje të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministri Spasovski e falenderoi për përkrahjen teknike të cilën e merr MPB-ja nga Ambasada e ShBA-ve, e cila në masë të madhe kontribuon për rezultate të suksesshme të policisë. Ambasadorja Bërnz e theksoi rëndësinë e aksioneve të mëparshme në luftë kundër krimit.

Të dy bashkëbiseduesit biseduan edhe për ndihmën teknike të cilën Amasada e SHBA-ve në Shkup në vazhdimësi ia jep Ministrisë së Punëve të Brendshme në përforcimin e kapaciteteve të policisë përmes programeve ICITAP dhe ATA. Në tri dekadat e kaluara, MPB-ja dhe Ambasada e SHBA-ve bashkëpunuan me qëllim të arritjes së qëllimeve të përbashkëta në zbatimin e sundimit të ligjit, duke përfshirë edhe sigurimin e përkrahjes teknike dhe forenzike për raste konkrete dhe trajnim dhe pajisje me qëllim të përforcimit të kapaciteteve të MPB-së. Të gjitha këto aktivitete kontribuojnë për siguri më të madhe, transparencë më të madhe dhe mundësi dhe ndjekje të korrupsionit, terrorizmit, si dhe raste të krimit transnacional dhe të organizuar

Ministri Spaosvski dhe ambasadorja Bërnz e potencuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, i cili edhe në të ardhmen do të vazhdojë me intensitet të zmadhuar, në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Next Post

Zbardhen më shumë raste të vjedhjeve të biçikletave në Shkup

Sektori i Punve të Brendshme Shkup-Stacioni Policor Bit Pazar pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, zbardhi disa raste të vjedhjeve të biçikletave në territorin e Shkupit. Më datën 25.03.2021, në bazë të urdhërit gjyqësor është kryer bastisje në shtëpinë e I.R. (28) nga Shkupi, gjatë së cilës janë gjetur pesë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: