Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Takimi i grupit punues për infrastrukturën në Sofje

2 min read

Delegacioni i Maqedonisë i kryesuar nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski sot dhe nesër do të jetë në Sofje ku do të mbahet takimi i grupit punues për transport dhe infrastrukturë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Sipas njoftimeve, në takim do të diskutohet për linjën ajrore të paralajmëruar nga Sofja në Shkup, si dhe për çështje me interes të përbashkët në fushën e trafikut rrugor, lidhjes së transportit dhe digjitalizimit.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nesër pritet të mbërrijnë delegacionet e Maqedonisë dhe Bullgarisë nga ministritë e linjës për transport, së bashku me operatorët turistikë me fluturim nga Sofja në Shkup, i cili do të realizojë fluturimin e parë të kësaj linje. Pritjet janë që linja e rregullt ajrore Sofje – Shkup të fillojë të funksionojë muajin e ardhshëm, për të cilën sipas njoftimeve është e interesuar kompania “Gulliver”.

Në Shkup, zyrtarë qeveritarë së bashku me operatorët turistikë nga të dyja vendet do të shqyrtojnë mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit dhe ofrimit të paketave turistike me qëllim të rritjes së vizitave të ndërsjella të turistëve nga të dyja vendet.

Gjatë vizitës së kryeministrit Dimitar Kovaçevski në Sofje më 25 janar, u nënshkruan dy dokumente për forcimin e lidhjes infrastrukturore të dy vendeve, për linjën ajrore direkte Shkup – Sofje dhe për korridorin hekurudhor 8. Dokumentet u nënshkruan pas seancës së përbashkët. të dy qeverive.