Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Taravari: Mos rrej Bujar, se je haxhi! BDI në koalicion me Levicën në Veles dhe Shuto Orizarë!

1 min read

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të Bujar Osmanit nga BDI, i cili mbrëmjen e djeshme në ClickPlus në TV21  mohoi se BDI ka çfarëdo bashkëpunimi me partinë “E Majta” (Levica).

Në lidhje me: Osmani: Apasiev, zëri pro-rus në Maqedoni! Qëndrimi i BDI-së ndaj Levicës ka qenë si ndaj Federatës Ruse

“Paska fol haxhi “pacienti” i punëve të jashtme. Është aq i zënë me çështje globale saqë nuk po e dijka se partia e tij është në disa koalicione me Levicën, përfshirë Velesin dhe Shuto Orizaren. Sa për qëndrimin e BDI-së ndaj Rusisë, i madh e i vogël e dijnë se këta që e kanë gojën plot Amerikë, për 8 vite çdoherë kanë bojkotuar sanksionet evropiane kundër regjimit të Putinit, deri sa u mbështetën për muri nga SHBA dhe BE. Mos rrej Bujar, se je haxhi e rrena është haram”, ka shkruar Taravari.