Të premten protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

vull

Të premten e kësaj jave sërish do të ketë protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Këto do të jenë protestat e treta me radhë, ku qytetarët nëpër disa qytete në Maqedoninë e Veriut, po shprehin pakënaqësitë lidhur me vendimin e Komisionit Rregullator për Energjetikë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 7.4%, përcjell INA.

Arianit Xhaferi, anëtar i këshillit organizativ të protestave në Tetovë ka theksuar se është koha që përveç Kumanovës, SHkupit, Tetovës, Gostivarit, Dibrës dhe Kërçovës, të bashkëngjiten edhe komunat e tjera. Ai ka kërkuar që autoritetet më me seriozitet ti marrin parasysh kërkesat e tyre kundër shtrenjtimit të rrymës, sepse siç ka theksuar do të vjen deri tek eskalimi i situatës.

Protestuesit kërkojnë uljen e çmimit të rrymës për 46%, të hiqet Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe të formohet një trup i pavarur arbitrazhi, që do të kontrollojë shërbimet që qytetarët marrin nga kompanitë energjetike. Kërkojnë që TVSH për energjinë elektrike të zvoglohet nga 18 në 5%, si dhe kërkesa tjera të aspektit social.

Next Post

Finlanda na vendos në një "listë të zezë"? Këtë fundjavë, 12 pasagjerë të rinj pozitivë për Kovid-19 nga Shkupi zbarkuan në aeroportin atje

12 pasagjerë të rinj, pozitivë për Kovid-19, zbarkuan në Turku, Finlandë, të shtunën në fluturimin Wizz Air nga Shkupi. Sipas autoriteteve finlandeze, në fluturim kishte gjithsej 115 pasagjerë, nga të cilët 95 përqind ishin testuar. Të gjithë pasagjerëve u janë lëshuar urdhra me shkrim për karantinë shtëpiake, të cilat do të mbikëqyren nga autoritetet lokale. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: