TELEGRAM URIMI I M. THAÇIT PËR PAVARËSINË E KOSOVËS

vull
“Pavarësia e Kosovës është një manifestim dhe shembull i vlerave demokratike, përkushtimit ndaj lirisë dhe rezistencës shqiptare ndaj tiranisë. Është një gëzim i madh për të gjithë shqiptarët.
Sot, Kosova po kremton 13 vjetorin e Republikës, pavarësinë e saj si shtet sovran ndërsa po zhvillohet në bazë të vlerave perëndimore dhe, edhe pse një shtet i ri, reflekton një demokraci me vetëdije të lartë. Kjo arritje është një kremte të cilën kombi shqiptar e sheh me krenari duke shpresuar për një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj. Në këtë ditë, kujtojmë të gjithë ata që punuan për Kosovën e lirë dhe sovrane mbi idetë e vlerat e të cilëve u themelua shteti.
Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare i uroj ditën kombëtare Republikës së Kosovës dhe uroj që Kosova shumë shpejt të bëhet anëtare e përhershme e OKB-së, pjesë e Bashkimit Evropian dhe Aleancës Euroatlantike – NATO.
Me respekt,
Menduh Thaçi”
Next Post

Ibrahim Rugova arkitekti i pavarësisë së Kosovës, thoshte Zoti e Bekoftë Kosovën

Ibrahim Rugova (2 dhjetor 1944 – 21 janar 2006) ishte Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006, ishte Intelektual, politikan, akademik dhe shkrimtar shqiptar. Rugova mbante titullin Doktor. Po pse ketë shkrim… Sepse, në çdo qastë, në çdo tubim, takime, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: