Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Telegram urimi i Menduh Thaçit drejtuar kryeministrit të sapozgjedhur të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.

1 min read
Telegram urimi i Menduh Thaçit drejtuar kryeministrit të sapozgjedhur të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.
“I nderuari kryeministër Albin Kurti,
Zgjedhja juaj si kryeministër dëshmoi edhe njëherë se Republika e Kosovës ka vlera të larta civilizuese dhe kapacitete demokratike, andaj në emrin tim dhe të Partisë Demokratike Shqiptare ju urojmë suksese në detyrën e re.
Shprehim bindje se me zgjedhjen tuaj në këtë detyrë padyshim do të kontribuoni në avancimin e standardeve demokratike të shtetit të Kosovës drejt rrugës së integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Njëkohësisht, popullit të Kosovës i uroj paqe, prosperitet dhe mirëqenie ekonomike.
Me nderime,
Menduh Thaçi,
Kryetar i PDSH-së”