Temperaturat nën zero në të gjithë vendin mëngjesin e sotëm. Më i ftohtë është në Berovë ku janë matur -12 gradë.
Për sot është paralajmëruar mot me diell me vranësira të vogla lokale, ndërsa në fund të ditës në pjesët perëndimore vranësitë do të shtohen. Gjatë natës do të ketë reshje lokale bore në zonat perëndimore dhe veriore të vendit. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 4 deri në 10 gradë. Në Shkup mot i ngjashëm me temperatura maksimale deri në 6 gradë.