Tërmkolli: A po shkon Maqedonia e Veriut drejt ç’njohjes së Kosovës dhe largimit nga NATO?

vull

Ish deputetja dhe ish ministrja e LDK-së në Kosovë, Melihate Tërmkolli ka shfaqur dhe alarmuar shqetësimet e saj lidhur me koalicionin e ri të formuar në RMV, duke u shqetësuar jashtëzakonisht shumë lidhur me çnjohjen e Republikës së Kosovës dhe largimit nga NATO.

Postimi i Tërmkollit në facebook:

A po shkon Maqedonia e Veriut drejt ç’njohjes së Kosovës dhe largimit nga NATO!Pas dorëheqjes së kryeministrit Zaev, një koalicion i mundshëm i VMRO-DPMNE me opozitën shqiptare dhe të majtën në Maqedoninë e Veriut rrezikon seriozisht raportet me Kosovën dhe me NATO-n, përderisa programi i tyre është ç’njohja e Kosovës shtet dhe largimi nga NATO. Bashkimi i partive opozitare shqiptare në këtë koalicion, veçanërisht me të majtën atje, përbën shqetësim serioz për interesat e Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Luftimi i Ali Ahmetit nuk guxon të shëndërrohet në dëmtimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe as të Kosovës.

Next Post

Mitrevski: Të gjithë deputetët e LSDM-së qëndrojmë fuqishëm të bashkuar

Jovan Mitreski, koordinator i deputetëve të LSDM-së thekson se të gjithë deputetët japin përkrahje të parezervë dhe i mohojnë fuqishëm trillimet që i bën OBRM-PDUKM me të vetmin qëllim që të ushtrojë presion dhe të krijojë eufori joreale në opinion. “Si koordinator jam në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: