Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Tetova të vazhdojë të zhvillohet dhe të modernizohet, Të votojmë numrin 1, të votojmë për Tetovën evropiane!

2 min read

Deklaratë për media, Naumçe Mojsovski, kryetar i Komisionit për Sport të LSDM-së

Në katër vitet e fundit këtu në Tetovë, përmes Qeverisë dhe institucioneve që ajo udhëheq, LSDM ka investuar në shumë projekte kapitale në sektorë të ndryshëm.

Sportet nuk bëjnë përjashtim nga kjo.

Këtu në Tetovë është ndërtuar e para nga gjithsej 14 pishina në mbarë vendin, e cila do të fillojë të funksionojë që në muajin e ardhshëm.

Pishina është e dedikuar për nxënës të shkollave të Tetovës, por mund të përdoret edhe për qëllime komerciale.

Përmes sistemit të vauçerëve vetëm për klubet e futbollit për meshkuj dhe femra këtu në Tetovë janë ndarë mbi 23 milionë denarë.

Dhe nuk do të ndalemi me kaq, do të vijojë ndërtimi i një minikompleksi të ri sportiv mes pishinës së sapondërtuar dhe fushës ekzistuese të futbollit.

Në rrethin e qendrës sportive do të ndërtohet një fushë për futboll të mbyllur, një fushë tenisi, si dhe pajisje urbane dhe hapësirë ​​argëtimi për më të vegjlit, pistë për fëmijë për rrota dhe biçikleta.

Është e rëndësishme që Tetova të vazhdojë të zhvillohet dhe modernizohet, dhe LSDM-ja është garancia për këtë. Prandaj ju ftoj që më 20 gusht të votoni listën këshilldhënëse të LSDM-së dhe koalicionit.

Të votojmë numrin 1, të votojmë për Tetovën evropiane.