Tetovë, ja nga sa këshilltarë kanë fituar partitë politike

vull

Nga të gjitha vendvotimet e përpunuara, në listën për këshilltarë komunal në Komunën e Tetovës, më shumë vota ka marrë BDI edhe atë 10.114.

Ndërsa më pas Lëvizja Besa 8.367 vota, VMRO-DPMNE është e treta me 4.062 vota, kurse e katërta është lista e ASH – AAA me 3.912 vota.

Rezultat të mirë në këto zgjedhje kanë shënuar edhe iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën”, të cilët kanë marrë gjithsej 2.842 vota.

Pas tyre është LSDM dhe 2 672, PDSH me 2 526 vota, TDP me 957, E majta me 907 dhe VMRO Popullore me 483.

Sipas këtyre votave, BDI do të ketë 10 këshilltarë në Këshillin komunal, Lëvizja Besa 8, VMRO 4 këshilltarë, ASH 3 ose 4 këshilltarë, iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” dhe LSDM nga 2 këshilltarë dhe PDSH 1 ose 2 këshilltarë, informon portali “tetova1”.

Që do të thotë se gjatë 4 viteve të ardhëshme do ketë kombinatorika të ndryshme se kush do ta udhëheq këshillin komunal në Tetovë.
Njëra mundësi është që BDI të udhëheq në koalicion me disa nga partitë dhe mundësia tjetër është Lëvizja Besa me disa parti tjera./tetova1/

Next Post

Ratkoceri: Fituesi më i madh i zgjedhjeve është Lëvizja BESA

Botuesi i gazetës Koha Arben Ratkoceri ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të djeshme lokale. Sipas tij BDI, në nivel republike është fitues absolut por fituesi më i madh i zgjedhjeve është Lëvizja BESA, informon portali “tetova1”. Ja çka shkruan Ratkoceri: Nga rezultatet e mbrëmshme, fituesi më i madh i zgjedhjeve […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: