Teuta Bilalli largohet nga Besa nuk pranon të jetë në listë të Zoran Zaevit

Kohanews Admin

Lëvizja Besa vazhdon të përjetojë pakënaqësi dhe revoltë të madhe nga aktivistët.

Dorëheqja ditë më parë e kryetarit të degës – Tetovë, Gazmend Aliu, ka paraqitur revoltë dhe largime tjera nga kjo parti. Përveç kryetarit të degës – Tetovë, Gazmend Aliu, mbrëmë u largua edhe aktivisti nga dega e Bogovinës, Sabit Hiseni, ndërsa jozyrtarisht thuhet se nga Besa është larguar edhe ish-deputetja, Teuta Bilalli, e cila nuk ka pranuar që të jetë në listë të përbashkët me LSDM-në e Zoran Zaevit.

Informata e konfirmuar nga terreni dhe në bashkëbisedim me aktivistët e Besës në Tetovë, thonë se nga partia është larguar edhe aktivisti i njohur tetovar, Artan Etemi, bashkë me dhjetëra aktivistë tjerë të degës së Tetovës.

Next Post

Njihuni me Arben Ziberin, kandidatin për deputet nga Saraji i cili ka karrierë të bujshme

Kush është Arben Ziberi⁉️ Kandidati Sarajit për Deputet është i diplomuar në Univerzitetin e Shën”Kirili dhe Metodi”-Shkup pran fakultetit të Mjekësis Vjen nga fshati Laskarcë dhe rrjedh nga një familje e shkolluar dhe me prvojë të dëshmuar në skenën politike. Me shumë sukses ka menaxhuar me Agjencionin për Punsim si […]

Subscribe US Now