Thaçi: Në fund do të mbeten vetëm dy parti, PDSH e BDI

vull

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka paralajmëruar kongres, ndërsa kryetari i saj Menduh Thaçi, ka folur për zhvillimit e fundit politike në vend dhe në partinë e tij. I pyetur nëse do të ketë ndryshime në kryesinë e partisë, Thaçi tha se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë sërish për kryetar, por deklaroi se nga aspekti moral t’i thotë anëtarësisë se do të tërhiqet. Thaçi paralajmëron ndryshim në skenën politike të shqiptarëve në Maqedoni. Sipas tij, partitë e vogla politike të shqiptarëve të dala së fundi do të zhduken dhe do të mbeten vetëm dy subjekte politike, njëra prej tyre është BDI- e cila është në pushtet për një kohë të gjatë, ndërsa tjetra, sipas Thaçit, do të jetë PDSH e cila do të fillojë të forcohet. “BDI dhe Ali Ahmeti do të qëndrojnë derisa të jenë në pushtet. Kur ata nuk janë në pushtet do të jetë ndryshe. Vendi ynë ka kaluar dhe po kalon një krizë që i mban palët të bashkuara dhe të ngjitura me njëra-tjetrën. Partitë politike do të lëvizin kështu dhe kjo nuk do të ndryshojë”, tha Thaçi.

I pyetur për protestat e opozitës të paralajmëruar për të shtunën, Thaçi tha se nuk është e saktë se opozita i ka fituar zgjedhjet lokale. Ndërsa shtoi se do t’iu japin mundësinë për zgjedhje të parakohshme nëse ofrojnë argumente se si do ta zgjidhin krizën. Ndërsa në lidhje me veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, Thaçi tha se kjo vetëm i shërben forcimit të pozicionit të Serbisë në rajon.

Next Post

Çmimi i bitcoin po bie, sot një takim kyç i Fed

Çmimi i bitcoin-it ende po zhytet, tregu i kriptomonedhave është në shitje masive dhe fokusi është në mbledhjen e sotme të Fed të SHBA-së, ku normat e interesit pritet të rriten. Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, ra me më shumë se 7 për qind në rreth 20,200 dollarë […]

Subscribe US Now