Thirrje vëllazërore.

Arvanit Cameria

Vëllezër e motra të komunitetit tim çam!

Me shqetsimin më të madh dhe dashurinë më vëllazërore, ju bëj thirrje, të mos merremi me njëri tjetrin, për shkak të zgjedhjeve, në këtë fushatë zgjedhore.
Unë respektoj bindjet politike të gjithë secilit, kontributet e çdo biri e bije të Çamërisë, respektoj zgjedhjet që kanë bërë për t’u përfaqësuar nëpër lista partish për deputet, ndonse partinë tonë e kemi.
Do gëzohesha shumë të bëheshit deputet , por në vendet që ju kanë rreshtuar, nga fundi, s’keni për t’u bërë , vetëm ju përdorin për të na përçarë , për të mbledhë ca vota nga komuniteti ynë , që shkojnë jo për Çamërinë, por partinë e tyre, të dëmtojnë çështjen çame.
E dinë forcën tonë po të jemi të bashkuar, ndaj përdorën taktikën, përça e sundo.
Ju lutem, respektoni njëri tjetrin, mos bëni objekt të aktivitetit tuaj elektoral mardhëniet tuaja personale, por bëni objekt të diskutimeve çfar kanë në programet e tyre partitë që përfaqësoni për çështjen kombëtare dhe çështjen çame, si gur themeli të qëndrimit tuaj ndaj tyre.
Mos u përdorni nga partitë, jini dinjitoz, pamvarsisht se në cilën anë të politikës jeni rreshtuar.
Popullata çame dhe i gjithë elektorati shqiptar i di mirë vlerat dhe kontributet e gjithë secilit nga ju, ndaj do të dijë si të votojë, edhe pa debatet tuaja, ndaj me pjekuri , largpamësi, me dinjitet .
Mos lejoni të përdoreni nga askush, vetëm Nana jonë Çamëri e ka këtë të drejtë!
Debatet të tilla na dëmtojnë të gjithëve, më shumë dëmtojnë Çamërinë.
Kujtoni fjalët e këngës çame….

Këta djemtë e Çamërisë,
Janë ajka e shoqërisë,
Sa hije ju ka kuvendi
Djema me zemër levendi.

O ju djemt e Çamërisë,
Kudo jeni e jetoni,
Amaneti Çamërisë,
Çamërinë mos e harroni…!

Leni fjalët mes njëri tjetrit, mos i nxirni gjërat e shtëpisë në mexhlis,thotë populli, se Çamëria ka organet e veta shoqërore dhe ligjore, ku secili hapur e me kurajë të flasë, të kritikojë, të shpalosë ide e programe, të kanditojë për drejtues, si në Shoqatën Çamëria , që i bashkon të gjithë, pamvarsisht partisë ku aderon, ashtu edhe në partinë P.D.I.U- që me aq vështirësi e ngritëm dhe po e rritim.
Le të kujtojmë sa vendimtare janë këto zgjedhje për Shqipërinë e për Çamërinë, dhe të reagojmë me pjekuri e unitet.
Me shumë dashamirësi dhe dashuri vëllazërore, vëllai e miku juaj ,që e kini patur dhe e kini në krah për tridhjetë vjetë, Hekuran Halili.

Sarandë- 18 Mars 2021.

Next Post

Grubi: Gjuha shqipe gjuhë zyrtare në RMV, është punë e kryer (Video)

Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoni të Veriut dhe kjo është punë e kryer tashmë. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi pas takimit me u.d kryetarin e PDK-së Enver Hoxhaj. “Akti normativ i z. Agim Nuhiu gjatë mandatit […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: