Tifo Grupi Shvercerat Shkup thirrje për protestë: Marshojmë drejt Gjykatës për të protestuar për rastin “sazdovski”

vull

Me anë të një lajmërimi në rrjetin social në facebook, tifo grupi Shvercerat Shkup kanë bërë thirrje tek të gjithë që gjatë ditës së premte të javës së ardhshme të dali në protesta për rastin “sazdovski”.

THIRRJE PËR PROTESTË!
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se ditën e premte, më 09.04.2021 në ora 14:00, nga parku i Çairit, marshojmë drejt Gjykatës për të protestuar për rastin “sazdovski”.
Protestojmë, duke kërkuar drejtësi për të rinjtë, për shokët e për vëllezërit tanë, Besirin, Skenderin dhe Jetonin.
Kaluan dy vite e gjysmë dhe ende nuk ka drejtësi!
Gjykata e Apelit në Shkup, gjykon me standarde të dyfishta!
Gjykata e Apelit në Shkup, shokët tanë i ka dënuar me nga 16 vite burg për secilin!
Pikërisht kjo gjykatë, Bobanin, vrasësin e Almirit 4 vjeçar, e dënoi me vetëm 4 vite burg, duke u arsyetuar se aty bëhet fjalë për aksident me pasoja vdekje, kurse vepra e shokëve tanë u cilësua si “Vrasje Mizore”, përkundër fakteve që ekzistojnë.
U ankuam disa herë, por ankesa REFUZOHET SI E PABAZË!
Kërkojmë rikualifikim të lëndës!
Kërkojmë të na dëgjoni!
Kërkojmë drejtësi!
Familjarët e të akuzuarve kërkojnë drejtësi!
Ata kërkojnë mbështetjen tonë dhe mbështetjen e të gjithë shqiptarëve kudo që gjenden, për të protestuar të premten dhe për të kërkuar drejtësi, përveq politikanëve tanë shqipfolës që na e premtuan drejtësinë, e që pastaj heshtën.
Pra, si mungesë e mbështetjes institucionale nga përfaqësuesit shqiptarë, asnjë parti politike dhe asnjë politikan, nuk do të lejohet të marshojë të premten.
Ne jemi të sigurtë që sado që kanë gabuar shokët tanë, ata nuk kanë kryer vrasje mizore dhe mendojmë që duhet të gjykohen drejtë.
Tifo-Grupi Shvercerat Shkup, do t’a përkrahë protestën e organizuar nga familjarët e të akuzuarve.
Do të protestojmë në mënyrë paqësore, gjithmonë duke i respektuar rregullat anti-Covid!
Me respekt,
Tifo-Grupi Shvercerat Shkup dhe Besar Bela

 

Next Post

“Ekonomia në duart e oligarkëve”, Idrizi: Ne do të vendosim balancat në treg

I ftuar në emisionin “Log.” në ABC, ka qenë kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi. Ky i fundit është ndalur tek ekonomia, duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin deklaroi se ka kapur shtetin. I pyetur se si opozita pritet të normalizojë ekonominë, Idrizi është shprehur që sipas […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: