Tragjedia në Tetovë, nesër marshohet për t’u bërë homazh viktimave

vull

Grupi i tifozëve Ballistët nga Tetova, kanë njoftuar se nesër do të realizohet marsh pas faljes së namazit të xhumasë, në ora 13:30.

Marshi paqësor do të fillojë nga Sheshi Iliria – Tetovë dhe do të përfundojë në Qendrën Kovid që u shkrumbua nga zjarri që e kaplua mbrëmjen e 8 shtatorit.

Me marsh do t’u bëhet homazh 14 personave, pacientë dhe familjarë të tyre, që humbën jetën nga zjarri.

“NJOFTIM!
Njoftohen te gjithë qytetarët se nesër pas namazit te xhumasë, (në ora 13:30) do të tubohemi në Sheshin Iliria në shenjë respekti dhe për t’iu bërë homazh viktimave të rastit tragjik, duke marshuar në mënyrë paqësore deri tek vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Ballistëve.

Next Post

Dr. Fadil Cana: Më parë ti shkarkoj udhëheqësit në spitalin e Tetovës dhe më pas Filipçe të jep dorëheqje morale

Dr. Fadil Cana, specialist infektolog në Klinikën për Sëmundje Infektive në emisionin 24 analiza, lidhur me tragjedinë e djeshme në Tetovë, tha se si mjek beson se për këtë tragjedi  duhet të mbartet përgjegjësi. – Unë besoj se nëse dikush, jo vetëm Ministri, të ishte në atë pozitë dhe në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: