Tregoni Spasovskit, jo vetëm “Tigrat” por edhe vet do të flasë SHQIP

vull

Koment: TetovaSot

Spasovski u shfaq më i tmerruar se kurrë më herët, por pa e ditur se më parë ai do flasë SHQIP dhe kuptohet se bashkë me këtë edhe në uniformat e njësiteve ” Tigrat” do shkruhet gjithashtu SHQIP.

Por, Spasovski harron vetëm një gjë, pra faktin se ai në pushtet qëndron pa forcën e partisë së tij, që gjithçka mund të ketë pasur, përveç forcës politike. LSDM e tij mbahet me “patericat” dhe mezi mbijetoi vetëm para pak muajsh mos rrëshqet drejt opozitës dhe bashkë me këtë drejt fundit.

Spasovski, kreu i policisë së shtetit ka harruar një gjë, pra atë më të rëndësishmen që e bën atë të qëndrojë në një post të lartë dhe partinë e tij në pushtet dhe ajo është vota shqiptare dhënë partisë së tij që në 2017-tën.
Spasovski, ky Eskil i politikës dhe siç e dijmë Eskili është gjithmonë një humbës i madh, harron edhe një fakt tjetër të madh sepse ai qëndron në këtë funksion poashtu falë votës shqiptare dhe është pikërisht ministër falë Ali Ahmetit.

Hiç më larg se zgjedhjet e fundit lokale, ai si shumë drejtues të lartë partiakë e dërguan partinë e tij në një humbje të thellë dhe turpëruese dhe Spasovski nuk i mungonte këtij dështimi në Kumanovë, bastionin e partisë së tij që me decenie nuk e njihte disfatën.

Po të mos ishte Ali Ahmeti dhe BDI, as para 5 vitesh dhe as sot, Spasovski dhe partia e tij nuk do ishin kurrë në pushtet.
Spasovski me këtë deklaratë skandaloze është e kundërta e asaj që proklamon partia e tij dhe ai na ktheu sërish shumë kohë pas kur LSDM e dikurshme ishte kundër çdo gjëje shqiptare, përfshirë këtu edhe kundër gjuhës shqipe.

Por, deklarata e Spasovskit do mbetet vetëm një fluskë sapuni, që do plasë dhe nuk do mbijetojë gjatë, sepse ai bëhet sikur nuk e di, por në fakt e kupton më shumë se çdokush tjetër se fjala e Ali Ahmetit është “zakon” në këtë shtet dhe shqiptarët këtu vendosin. Ata vendosin edhe kush do qeverisë, kush do vazhdojë të qeverisë.

Në ironinë e kësaj historie shfaqjeje të një ministri, partia e të cilit erdhi dhe qëndron në pushtet përmes shqiptarëve, jo Tigrat, por edhe “Luanat”, “Krokodilët” por edhe vetë Spasovski nesër do flasin shqip.

“Aty ku punohet në nivel lokal, do të thotë për emblemat e uniformave në nivel lokal në qytetet ku gjuhë zyrtare është gjuha shqipe. Do të thotë, në shërbimet qendrore në nivel shtetëror nuk ka kurrfarë ndryshimi në pjesën e uniformave, respektivisht edhe në njësinë “Tigri” dhe në “Njësinë për sistemim të shpejtë”, tha Spasovski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

Por, ai këtë do ta demantojë vetë së shpejti, sepse ai përballë ka BDI-në dhe Ali Ahmetin dhe ata janë si një lumë që vërshon dhe nuk mund ta ndalësh forcën e saj. Do bëhet ashtu siç thotë Ali Ahmeti dhe jo Spasovski.

Next Post

Në bashkëpunim me Ministrin e Bujqësisë do të kryhen investime në Komunën  e Tearcës

Sot në Komunën e Tearcës, qëndroi zëvendësministri I Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Abdylshyqyr Abedini i cili u prit nga kryetari i kësaj komune, Nuhi Neziri. Gjatë bisedës të dy palët u dakorduan për pikat më të rëndësishme të investimeve që duhen bërë sa më parë me qëllim që […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: