Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

U hap sot me bujë të madhe/ Probleme në Rrugën e Arbrit, qindra makina të bllokuara

1 min read

Situata paraqitet problematike edhe në rrugën e Arbërit, e hapur sot zyrtarisht, ku ka patur prezencë të reshjeve të dëborës dhe ngrica.

Ish-deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi ka publikuar pamjet e bllokimit të këtij aksi.

“Bllokimi i Rrugës së sapo hapur të Arbrit krijon kaos dhe pasiguri. Me padurim e pritën sot Dibranët hapjen e Rrugës së Arbrit dhe ashtu sikurse shumëkush edhe unë si Dibran do doja të ndihesha i gëzuar që u arrit të hapej një segment i rrugës. Por, nuk mjaftuan vetëm disa orë nga inagurimi pompoz i 350 milionë Eurove të harxhuar nga taksapaguesit shqiptarë që kjo rrugë të bllokohej dhe të krijohet kaos. Me qindra qytetarë janë bllokuar në këto momente në aksin e sapo hapur, nga Tirana deri në Fshatin -Fshat (Klos). Kjo është Qeveria e Show-ve e reklamave dhe tamtameve. Qeveria të marre masa urgjente dhe të garantojë sigurinë e jetës të qindra qytetarëve, familjareve të cilët po qëndrojnë në kushte mjaft të vështira të dëborës, ngricës dhe acarit”, shkruan ai.