U nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit, mes Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë dhe Tetra Tech, mbi sigurinë kibernetike për infrastrukturën kritike

vull

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar në përmirësimin e parandalimin, gatishmërinë, përgjigjen dhe rikuperimin nga kërcënimet e sigurisë kibernetike në infrastrukturën kritike dhe burimet kryesore, siç janë shërbimet e energjisë, rrjetet e TIK-ut dhe institucionet financiare.

 

Për të forcuar kapacitetet e sigurisë kibernetike të vendit, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA) e Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Tetra Tech ES, Inc. (Tetra Tech) – kompani Amerikane dhe zbatuese e programit për ndihmë teknike në Maqedoninë e Veriut e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi.

 

Memorandumi përshkruan ndihmën teknike që Tetra Tek do t’i ofrojë MSHIA-së për të avancuar përpara qëllimin e përbashkët për të përmirësuar gatishmërinë e sigurisë kibernetike dhe forcimin e koordinimit midis aktorëve kryesorë në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë Qeverinë dhe sektorin privat për mbrojtjen e infrastrukturës kritike kombëtare nga sulmet kibernetike.

 

Ky bashkëpunim do të forcojë kapacitetet njerëzore dhe teknologjike për sigurinë kibernetike nëpër subjektet kritike të infrastrukturës dhe burimet kryesore, do të përmirësojë protokollet e komunikimit për sigurinë kibernetike nëpër sektorë dhe do të rrisë qëndrueshmërinë dhe gatishmërinë e shtetit për t’u marrë me kërcënimet e sigurisë kibernetike.

 

Ndihma e Tetra Tech është pjesë e angazhimit të USAID për avancimin e sektorit të energjikës dhe sigurinë e infrastrukturës kritike në rajonin e Evropës dhe Euroazisë dhe lidhjen e aleatëve në rajon me investitorët, teknologjinë dhe ekspertizën amerikane.

 

Next Post

Arrestohen dy persona nga rrethina e Tetovës, gjendet drogë

Më datën 10.06.2021 në ora 21:00 në rr.”Ivo Ribar Llolla” në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë i kanë privuar nga liria S.B. (24) nga f. Trebosh-Tetovë dhe S.A. (25) nga f. Xhepçishtë-Tetovë, për arsye se gjatë kontrollit tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ata janë arrestuar në stacion […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: