U nënshkruan memorandumet e bashkëpunimit të Ministrisë së Mbrojtjes me Iniciativën për Progres (INPO) dhe Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD)

vull

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, sot në Ministrinë e Mbrojtjes u nënshkruan memorandumet e bashkëpunimit të Ministrisë së Mbrojtjes me Iniciativën për Progres (INPO) dhe Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD). Me këtë rast, pas nënshkrimit, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, znj. Rozafa Ukimeraj dhe përfaqësuesit e dy organizatave, drejtoresha ekzekutive e INPO-s, znj. Albulena Nrecaj, dhe drejtori ekzekutiv i IKD-së, z. Ehat Miftaraj, theksuan rëndësinë e këtyre memorandumeve në funksion të promovimit të parimeve të sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë.
Qëllimi i memorandumeve përkatëse në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Iniciativës për Progres (INPO), si dhe i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), është bashkëpunimi në fushën e prokurimit publik në Ministrinë e Mbrojtjes, për të kontribuar në transparencë dhe llogaridhënie institucionale para publikut në procesin e menaxhimit të parasë publike, në harmoni me parimet e qeverisjes së mirë.

Next Post

U promovua “Platforma nacionale e sipërmarrësisë së grave” - Qeveria, ministritë dhe sektori privat punojnë së bashku për pjesëmarrje më të madhe të grave në biznes

“Pres që kjo Platforma nacionale e sipërmarrësisë së grave të jetë një stimul, i cili me ndihmën e të gjithë politikës dhe mbështetjes që Qeveria krijon dhe ofron, të arrijmë ta shndërrojmë në një ekuilibër të vërtetë në shoqërinë tonë, në të cilën gratë e të gjitha nacionaliteteve, maqedonase, shqiptare, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: