Me rastin e 21 marsit-Ditës Botërore të Sindromës Down, Kryetari i Komunës së Likoves, Erkan Arifi, ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar për fëmijët me këtë sindromë. Kryetari z.Arifi me këtë rast tha se kjo komunë në vazhdimësi është përkujdesur dhe do të përkujdeset që të gjithë qytetarët të kenë mundësi të barabarta.
“Komuna jonë ka trajtuar të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë me qëllimin më të mirë që askush të mos ndihet i diskriminuar dhe të kemi mundësi të barabarta për secilin”, u shpreh kryetari Erkan Arifi.


You must be logged in to post a comment.