Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

U shua Rexhep Fetahu, mësuesi i parë i diplomuar i Dërvenit

1 min read

Dje pasdite ka ndërruar jetë mësuesi Rexhep Fetahu, i cili gjithë jetën ia kushtoi edukimit të gjeneratave në fshatrat e Dërvenit dhe Karshiakës.

Jeta dhe puna edukativo arsimore e tij ishin një mision iluminist i kohës, sepse ishte në gjeneratën e parë të mësuesve të diplomuar të Shkollës Normale e Mësuesisë “Liria” në Shkup, bashkë me bashkëfshatarin e tij, të ndjerin Qamil Hasani.

Duke rrjedhë nga një familje bujare dhe atdhetare, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, do ta kuptojë rëndësinë që ka arsimi dhe dija, por dhe mundësitë që ofronte e drejta e shkollimit në gjuhën amtare. Prandaj, ai do ta kryejë ndër të parët “gjimnazin” (atëherë tetëvjeçar) në lagjen GjorçePetrov, ku ishte hapur një paralele në gjuhën shqipe, e pasi e kreu me sukses, u regjistrua në Shkollën Normale të Mësuesisë “Liria”, ku ishte ndër diplomistët e parë..