Universiteti i Evropës Juglindore i dyti në Maqedoninë e Veriut sipas Webometrics

vull
Ueb faqja e njohur ndërkombëtare Weometrics, në listën e fundit të publikuar në fund të muajit janar, Universitetin e Evropës Juglindore e ka renditur në vendin e dytë, në mesin e universiteteve më të mira në Maqedoninë e Veriut, menjëherë pas Universitetit të Shkupit “Shën Cirili dhe Metodi”. Performanca akademike dhe shkencore e UEJL-së po dëshmohet edhe në rang rajonal, ku është renditur i treti menjëherë pas Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës dhe i pari nga të gjitha universitetet shqiptare me status të ngjashëm dhe atyre private.
“Universiteti ynë falë punës së gjithë stafit e në veçanti stafit akademik, vazhdimësisë së reformave në mbajtjen dhe rritjen e cilësisë, punës me studentët dhe politikës së ndryshimeve të vazhdueshme po arrin performancë të shkëlqyeshme ndërkombëtare. Njohja e punës tonë na motivon dhe na bënë që të punojmë edhe më fortë dhe të gjithë së bashku të arrijmë rezultate edhe më të mira, në të gjitha aspektet e në veçanti në ofertën akademike dhe cilësinë e mësimdhënies. Universiteti ka treguar kondicion përshtatje dhe është shndërruar jo vetën në zbatues të modeleve, por edhe krijues dhe nxitës i modeleve të reja në arsimin sipëror”, thotë Rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.
Next Post

Në Tetovë shqiptohen 31 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, motoçiklisti me shpejtësi prej 160 km në orë

Stacioni i Policisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor-Tetovë, mbrëmë (02.02.2021) nga ora 22:00 deri më 24:00, me shfrytëzimin e të ashtuquajturit “radar nate” realizoi aktivitete të përforcuara për sanksionimin e drejtimit me shpejtësi mbi të lejuarën në rr.”Mareshali Tito” në Tetovë, nga Monopoli deri te kyçja në autostradë. Gjatë këtij […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: