Universiteti i Tetovës e shënoi Ditën e Dëshmorëve të Kombit

vull

Në nderim të 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve të Kombit, Universiteti i Tetovës sot ka bërë homazhe para lapidarit “Flakadani i Kujtesës” që ndodhet në kampusin e Universitetit.

Para këtij monumenti historik në të cilin janë përjetësuar emrat e pishtarëve të arsimit shqip dhe veprimtarëve të kauzës sonë kombëtare, Rektori, Prof. Dr. Vullnet Ameti, i shoqëruar nga senatorët, dekanët e fakulteteve dhe pedagogë, në shenjë nderimi kanë vendosur lule  për të kujtuar heroizmin, idealin e pathyeshëm kundrejt ndjekjeve, persekutimeve, burgosjeve dhe anatemimit.

“Jemi sot këtu para lapidarit “Flakadani i Kujtesës” që përmes homazheve ta shënojmë Ditën Mbarëkombëtare të Dëshmorëve të Kombit. Dëshmorët e kombit , edhe pse nuk janë  në mesin tonë, ata na bashkojnë  përmes veprës dhe testamentit të tyre. Sot të gjithë bashkërisht, e risjellim në kujtesën tonë heroizmin  e pashoq , por njëherit  i përkujtojmë vuajtjet e tyre,  idealin e pathyeshëm, kundrejt ndjekjeve, persekutimeve , burgosjeve dhe anatemimit nga ish-sistemi. Organizimi i veprimtarive përkujtimore, për këto atdhetarë që bënë historinë, edhe pse paraqet një kontribut modest përballë veprës së tyre, vlerësojmë se mbetet forma e vetme për të përjetësuar emrat e tyre në historinë tonë gjithëkombëtare”- theksoi Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti.

Ai po ashtu u shpreh se dëshmorët e kombit janë ata para të cilëve përulemi me respektin më të madh, sepse ishin dëshmorët që mundësuan realizimin e idealeve të gjeneratave të mëparshme dhe të të gjithë neve.

Dita e dëshmorëve, shënon një nga datat e ndritshme të kujtesës sonë. Shënon datat më të rëndësishme të së kaluarës sonë të lavdishme, të kthesave të mëdha të kombit tonë.

 

 

 

 

Next Post

Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ministri Hoxha vizituan HS Zletovica - Hidrosistemi është burim i rëndësishëm dhe ne po punojmë me përkushtim për të realizuar të gjitha funksionet e mundshme në interes të qytetarëve të rajonit

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është duke punuar vazhdimisht për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve në mbarë vendin, prioriteti ynë kryesor është të inkurajojmë zhvillimin e ekuilibruar rajonal, e për të arritur sukses, duhet punuar në përmirësimin e kushtet themelore për jetë”, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: