UNT VLERËSON SUKSESIN E STUDENTES SË MODËS JETA JASHARI ME MIRËNJOHJE

vull
Rektori i UNT-së Prof. Dr. Izet Zeqiri sot takoi studenten e programit studimor “Tekstil, Dizajn dhe modelim” pranë Fakultetit të Shkencave Teknologjike, të cilës i ndau mirënjohje dhe plaketë për sukseset e mëdha në spektaklin “MUZA COMPETITION” në Tiranë, ku nga 350 dizajnuese, fitoi çmimin e tretë.
Gjatë pritjes që u bëri rektori Zeqiri, Studentes Jeta Jashari, pedagoges së saj Genta Spahiu Mirzo dhe studentes Arta Jashari, përgëzoi atë për angazhimin maksimal dhe të arriturat në sferën profesionale, ndërsa pas takimit në shenjë vlerësimit të lartë, ndau mirënjohjen e parë të personalizuar “Për kontributin e vaçantë për ngritjen dhe përparimin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe në veçanti Programin studimor ‘Tekstil, Dizajn dhe Modelim’ në spektaklin “MUZA COMPETITION”, Tiranë”.
Jeta Jashari javën e kaluar përmbylli prezantimin në spektalin “MUZA COMPETITION” si një ndër tre dizajnuesit më të mirë të modës, të organizuar nga Unioni i Bashkive Shqiptare.

Next Post

ShGM: Politikanët nuk duhet t’i nënvlerësojnë gazetarët në fjalimet e tyre publike

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) reagon ndaj komunikimit të papërshtatshëm të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, përmes të cilit publikisht nënçmohen gazetarët që raportojnë për kontestin bilateral me Bullgarinë. “Në fjalimin e tij në tubimin e mbajtur të shtunën para Qeverisë, Micskoski tha: “Na kanë gënjyer se nuk negociojnë […]

Subscribe US Now