UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

vull

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti Iowa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi. Dy universitetet në të ardhmen do bashkëpunojnë në disa fusha si në atë të edukimit, arsimimit, inovacionit, trajnimit dhe hulumtimit shkencor. Po ashtu rëndësi e veçantë do t’i kushtohet edhe shkëmbimit të studentëve dhe stafit akademik, si dhe organizimit dhe pjesëmarrjes së tyre në simpoziume, konferenca shkencore dhe seminare.

Sipas prorektorit për bashkëpunim ndërkombëtar të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Shefik Shehu, ky bashkëpunim me Universitetin Iowa, konsolidon përpjekjet e vazhdueshme për rrjetëzimin e Universitetit të Tetovës me universitetet simotra amerikane. “Universiteti Iowa renditet i 34-ti në listën e universiteteve në SHBA dhe për ne paraqet privilegj nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi me këtë universitet. Shumë shpejt në Universitetin tonë presim të vijë një ekip profesorësh nga Universiteti Iowa për të filluar bashkëpunimin në një projekt hulumtues” – tha Prof. Dr. Shefik Shehu.

Të dy universitetet në të ardhmen do të bashkërendojnë edhe shumë aktivitete tjera të cilat do jenë në interes të studentëve dhe stafit akademik.

Next Post

Destani vazhdon traditën e humanizmit, bën gati kuponat me vlerë dhe bën thirrje të ndihmohen ata në nevojë

Njerëzimi dhe sidomos shkenca e mjekësisë po e bën të pamundurën për frenimin e përhapjes dhe luftimin e Covid-19. Përkundër këtyre përpjekjeve, pandemia akoma nuk është tejkaluar, ajo po vazhdon të kërcënojë. Zbulimi i vaksinës dhe imunizimi i popullsisë po na mbush me shpresë dhe besim se së shpejti do […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: