UT vazhdon bashkëpunimin e suksesshëm me profesorët amerikanë

vull

Në kuadër të programit Fulbright më datë 12.10.2021, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës, profesori amerikan prof. dr. Jim Lofton, mbajti një ligjëratë me temë “Sundimi i ligjit”.

Kjo ligjëratë u ndoq nga  studentët e vitit të parë të programit studimor studime të drejtësisë, në kuadër të lëndës: Klinika juridike parlamentare, e cila ligjërohet nga prof.dr. Jusuf Zejneli dhe ass. mr. Donika Kamberi.

Prof. dr. Jim Lofton gjatë prezantimit u fokusua në respektimin e të drejtave të qytetarëve, pluralizmin politik, shërbimet publike për qytetarët, pavarësinë e gjykatave,  ushtrimin e sovranitetit nga ana e qytetarëve, si dhe shumë çështje tjera.

Studentët e përcollën me shumë vëmendje ligjëratën e profesorit, duke zgjeruar njohuritë e tyre nga përvoja shumë e veçantë e profesorit nga SHBA i cili më herët ka qenë i angazhuar edhe si prokuror federal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Next Post

Ahmeti nga Kërçova: Unë dhe Fatmiri vijmë nga lufta, votoni numrin 3 (Video)

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar fushatën parazgjedhore në Kërçovë ku ka prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj komune Fatmir Deharin dhe listën e kandidatëve për këshilltarë të kryesuar nga Gazmend Jusufin, si dhe programin zgjedhor që është përbetimi i tyre për ndryshimin dhe zhvillimin në Kërçovës. Banorëve të Kërçovës […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: