Me propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vendosjen e sistemit për menaxhim me kualitetin dhe korniza e përbashkët mbi vlerësimin e punës dhe ofrimi i shërbimeve në administratën shtetërore, i cili kaloi në seancën e sotme qeveritare, ne synojmë që të rrisim cilësinë e shërbimeve në administratën shtetërore.
Ligji për vendosjen e sistemit për menaxhim me kualitetin dhe korniza e përbashkët mbi vlerësimin e punës dhe ofrimi i shërbimeve në administratën shtetërore, për herë të parë u miratua në vitin 2013-të dhe e rregullon vendosjen e sistemit për menaxhim me kualitetin dhe kornizën e përbashkët mbi ndikimin e punës dhe ofrimin e shërbimeve në administratën shtetërore.
Sistemi për menaxhim me kualitetin dhe korniza e përbashkët mbi vlerësimin e administratën shtetërore, bazohen në standardet ndërkombëtare ose në standardet e Maqedonisë së Veriut, me të cilat vendosen kërkesa të veçanta për sistemin e menaxhimit me kualitetin dhe kornizën e përbashkët mbi vlerësimin e punës dhe ofrimin e shërbimeve në administratën shtetërore, ndërsa kanë për qëllim përmirësimin e kualitetit të shërbimeve në administratën shtetërore.
Qëllimi i këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për vendosjen e sistemit për menaxhim me kualitetin dhe kornizën e përbashkët mbi vlerësimin e punës dhe ofrimin e shërbimeve në administratën shtetërore është të harmonizohet ky ligj me Ligjin e shërbimeve, me të cilin kryhet harmonizimi me Direktivën 2006/123/ЕЗ të Bashkimit Evropian për shërbimet e tregut të brendshëm, CELEX numër 32006L0123, si dhe të vendoset procedura mbi verifikimin e jashtëm, e cila është punuar nga ana e Institutit europian për administratë shtetërore EIPA, e cila do t’u mundësojë institucioneve shtetërore të cilët e implementojnë kornizën e përbashkët për vlerësim, ta përcaktojnë suksesin e implementimit të këtij mjeti për menaxhimin me cilësinë nëpërmjet marrjes së informacioneve kthyese (feedback) mbi vendosjen e konceptit të menaxhimit të plotë me cilësinë.
You must be logged in to post a comment.