Firma Hajf Hollding nga fshati Sellcë – donatori i radhës
Pas përfundimit të lyerjes brenda objektit të xhamisë, sot më 02.11.2020 (e hënë), ka filluar që të bëhet edhe pastrimi final brenda objektit. Punët janë duke u vazhduar në mënyrë intensive, si dhe janë duke u bërë parapërgatitjet për vendosjen e elementeve si mihrabi, hytbeja, minberi, etj., të cilat janë të porositura enkas nga Turqia.

E lusim Allahun Fuqiplotë që të gjithë donatorëve në përgjithësi, të cilët kanë kontribuar në këtë xhami t’iu jep të mira, ndërkaq në veçanti pronarin e firmës Hajf Holding t’a shpërblejë me të mirat e Tij.