Vazhdon furnizimi i vazhdueshëm i policisë me pajisje

vull

Në lidhje me realizimin e aktiviteteve strategjike për përmirësimin e kushteve materialo-teknike për punë të shërbimeve policore, Ministria e Punëve të Brendshme në mënyrë të vazhdueshme furnizohet me uniforma dhe pajisje tjera për nëpunësit policorë. Këto ditë, në magazinën e MPB-së kanë arritur 8.000 palë këpucë me shollë të hollë nga prodhuesi italian “Grisport”, fabrikë që ndryshe i furnizon edhe policitë e më shumë vendeve të UE-së. Vlera e përgjithshme e furnizimit të këpucëve me shollë të hollë është 25.520.000 denarë pa TVSH.

Përveç kësaj, Ministria e Punëve të Brendshme përmes “Gisport” të Italisë realizoi furnizim edhe të 10.000 palë këpucë me shollë të trashë, kurse vlera e përgjithshme e furnizimit është 37.000,000 denarë pa TVSH, si dhe 10.000 palë këpucë gjysëm të larta, furnizim përmes prodhuesit “Dermal” nga Bosnja de Hercegovina, me vlerë të përgjithshme prej 42.800.000 denarë pa TVSH. Dorëzimi i pajisjes pritet të realizohet në periudhn e ardhshme. Së shpejti pritet edhe dërgesa prej 2330 jelekëve fluoroscentë, 8000 bluzave me mëngë të shkurtëra, 8000 xhakoventave, 20000 këmishave…
Uniforma të reja para disa muajve morën edhe Njësiti për Sistemim të Shpejtë, Njësiti për Trajnim dhe Përkrahje dhe Policia Intervenuese, kurse në periudhën e kaluar janë siguruar edhe objekte lundruese dhe pajisje për motoçikleta për policinë.

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me furnizimin e vazhdueshëm me uniforma dhe pajisje për nëpunësit policorë edhe në periudhën e ardhshme, kurse po vazhdojmë edhe me rikonstruimin përkatësisht rinovimin e stacioneve policore, që të mundësohen kushte më të mira për punë. Deri më tani janë rinovuar 56 objekte për efikasitet energjetik, kurse këto ditë pritet të promovohet rinovimi i objekteve të rinovuara në Komunën Rankovcë dhe Staro Nagoriçanë.

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me motivim të madh t’i ndërtojë kapacitetet e përgjithshme të institucionit dhe të krijojë polici profesionale, moderne, të pajisur për arsye se vetëm në këtë mënyrë do të kontribuojë për rezultate edhe më të mira në punë, në dobi të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Next Post

“Bëhuni të pamëshirshëm me kriminelët”, Kim flet nga Kakavija: SHBA është krah jush

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka qenë sot në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku ka dhënë disa paisje për policinë, në kuadër të rritjes së kontrollit për parandalimin e trafiqeve. Gjatë fjalës së saj, Kim tha se është e rëndësishme që të rritet dhe forcohet bashkëpunimi mes Greqisë dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: