Veliaj dhe Arifi hapin panelin ekonomik të USHBR në Tiranë

vull

UNIONI I BASHKIVE SHQIPTARE NË RAJON

MBLEDHJA E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË UBSHR-së

FORUMI EKONOMIK

DHE TURIZMI RAJONAL – MUNDËSITË PËR TË RINJTË E RAJONIT

Sot në Tiranë në 143 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, jam pjesëmarrëse në forumin për zhvillim ekonomik dhe turizmit rajonal të Unionit të bashkive shqiptare në rajon.

Në forum u diskutuan dhe u ndanë eksperienca midis anëtarëve të UBSHR në lidhje me tematikat e mëposhtme:

– “Tirana European Youth Capital 2022” si mundësi zhvillimi, promovimi dhe integrimi për rininë e rajonit në një platformë të përbashkët turistike- ekonomike – sociale – kulturore për anëtarët e UBSHR-së, si dhe

– Rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe qytetet shqipfolëse – pasuritë kulturore, turistike si dhe ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik-social të qyteteve tona.

Në forum u vendos që në një të ardhme të afërt të bëhet hapja e 2 zyrave plotësuese administrative të sekretariatit të USHBR edhe atë në Tetovë dhe Prishtinë.

Gjithashtu prej sot familjes së madhe të USHBR-së i shtohen edhe komunat e Bujanocit dhe Gjirokastrës.

#USHBR #Tirana 🤝

Next Post

BESA: Dekreti i Bidenit i orientuar drejt mbrojtjes së vlerave liberale

“Dekreti i Presidentit të SHBA Joe Biden çon në zhvillimin e demokracisë dhe ruajtjen e vlerave liberale të shoqërisë”, thonë nga Lëvizja BESA për mediumet maqedonase. “Lëvizja BESA në vazhdimësi harmonizon politikat e veta me partnerët strategjik – SHBA dhe BE. Nuk dyshojmë në asnjë moment se politika e SHBA-së […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: