Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Veliaj: Diaspora me regjistrimin e saj po bën një Akt patriotik

2 min read

Është një mënyrë për të treguar një akt patriotik që i garanton shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut të drejtat që janë fituar me shumë shumë mund, shumë shumë djersë, madje edhe me shumë shumë gjak. Me këto fjalë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë ftesë DIASPORËS shqiptare të Maqedonisë së Veriut që sa më shumë të REGJISTROHET me qëllim që të sigurohemi që të gjithë ne numërohemi dhe që me këtë tu mundësojmë përfaqësuesve tanë në Shkup që t’i garantojnë të gjitha të drejtat që na takojnë.

“Imagjino sa i rëndësishëm është regjistrimi për një shtet, ku të drejtat varen prej regjistrimit, andaj dua që t’ ftoj të gjithë miqtë, sidomos shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, jo vetëm ata që jetojnë në Tiranë dhe në Shqipëri, por kudo në botë, për të treguar një akt patriotik që i garanton shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut të drejtat që janë fituar me shumë shumë mund, shumë shumë djersë, madje edhe me shumë shumë gjak. Duke qenë se Pasi që regjistrimi ndodh njëherë në 10 vjet ose si në rastin e fundit një herë në 20 vjet, një neglizhencë tani do të kishte pasojat për të gjithë dekadat, do të kishte pasoja për të drejta të humbura ose të drejta të munguara që janë negociuar me shumë sakrifica, me shumë shumë zell dhe me shumë vullnet. Andaj ju lutem, 5 minuta kohë për tu regjistruar, për tu numëruar, për të kryer një akt patriotik.”