Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Vendimet nga mbledhja e Qeverisë së RMV-së: Me 20 të këtij muaji ditë jo pune për Tetovë, Mavrovë- Rostushe dhe Qendra Zhupë

1 min read

Në seancën e sotme të 69-të të Qeverisë miratuam këto vendime të rëndësishme:

👉shpallëm ditën Е Shtunë (20.08.2022) ditë jopune për qytetarët e komunave të Tetovës, Mavrovës dhe Rostushes, Qendrës Zhupë për shkak të procesit zgjedhor që do të zhvillohet në këto komuna;

👉siguruam hapësira afariste për funksionimin e plotë të Malit Sharr si Park Nacional;

👉shqyrtuam dhe miratuam pakon me rekomandime dhe detyrime për kursimin e energjisë elektrike dhe termale duke e obliguar Ministrinë e Ekonomisë në afat prej 3 ditëve të informojë rreth tyre amvisëritë dhe sektorin e biznesit vendor.