VENDIMI NGA BASHKËSIA LOKALE FSHATIT GURGURICË, DREJTUAR KOMUNËS SE BERVENICËS

vull

Takimi u mbajtë më 04.08.2019 Gurguricë, e drejtuar nga kryetari i Bashkësisë Lokale Jumni Bakiji, ku mes tjerash u deklarua para banorëve të fshatit Gurguricë, edhe pse migrimi i kohëve të fundit ka kapluar vendin tonë, kjo nuk i ndalon Gurgurinasit, të vazhdojnë iniciativa dhe aktivitete të sferave të ndryshme në të mire të banorëve të këtij vendi.

 

Në këtë fshat me traditë të madhe, me shumë fanatizëm zhvillohen sfera të ndryshme të jetës.

 

Duke nisur nga aspekti arsimor, mësimdhënësit në shkollën e fshatit zhvillojnë edukimin dhe arsimimin e brezave të rinjë që për ironi të fatit, ka mungesë të kuadrit profesional, dhe pse numri i nxënësve vazhdimisht shkon duke u zvogluar, mirpo shkolla duhet të kontribuonë që gjeneratat e reja të jenë sa më të përgaditura për të ardhmen qoftë edhe nëse nuk vazhdojnë jetën e tyre në vendlindje.

 

 

Gurgurica njihet edhe si vend ku humanizmi e ka pozitën e veçantë në shoqëri.

 

 

Mergata e Gurguricës në diaspora, me rreth 40′ vite ekzistim, Gjermani, Zvicër, Itali, Austri, ka arritur të nxjerrë në dritë shumë projekte, për të mirën e vendit, pa ndonje kontribut nga Shteti, Komuna, apo ndonjë resurs tjetër humanitarë, por gjithnjë mergata ka qenë e gatshme për banorët e Fshatin Gurguricë.

 

 

Ky kontribut i njerëzve të vullnetit të mirë vazhdon edhe sot, persona të cilët jetojnë e punojnë në mëgrim por kontribut të pa shterrshëm japin në vendlindje, andaj felenderimet ndaj tyre do të ishin të pakëta në krahasim me punën që bëjnë.

 

 

Për ta mbrojtur fshatin dhe për të siguruar kushte optimale për jetesë, këtë më së miri e bën Bashkësia Lokale ku vitet e fundit ka arritur të realizoj projekte të shumëta në të mirë të banorëve, dhe mbrotjen e fshatit,

 

 

Kontributi i Bashkësisë Lokale është thuajse i përditshëm, nisur nga ekologjia, infrastruktura e deri tek ndonjë investim i vogël vetkontribues që ka gjallëruar fshatin.

 

 

Bashkësinë Lokale të fshatit tashmë e përgëzon çdo banor, pasi që është ombrella mbrojtëse e banorëve, dhe këtë e ka dëshmuar me iniciativat dhe punët që janë ndërmarrë në fshat, dhe përpiloi këtë rregullore, për ndryshimin e menjëhershëm nga Komuna, qe të marrë në konsideratë kërkesën e banorëve të Fshatit Gurguricë.

 

Pikët e përmendura në letërqarkore⤵️

Me konsideratë të thellë
Bashkësia Lokale e Fshatit Gurguricë.

Next Post

Prof. Dr. Vullnet Ameti Rektor i Universitetit të Tetovës: Qoftë i përjetshëm kujtimi për Mikel Kuzhninin!

Humbje e madhe ndarja nga jeta e Mikel Kuzhninit, veprimtarit të çështjes sonë kombëtare, themeluesit, kryetarit dhe kryetarit të nderit të Lidhjes së Shqiptarëve në Botë. Si shumë atdhetarë të tjerë, që për ideal kishin përparimin e kombit, avancimin e proceseve të përgjithshme në mbarë trevat shqiptare edhe emri i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: