Veprimtari Misin Gradinaj kandidat i PDSH-së për kryetar të Çairit

vull
Partia Demokratike Shqiptare mbajti kuvendin e degës së Çairit. Në këtë kuvend u vendos që kandidat për kryetar të komunës Çair të jetë veprimtari i njohur Misin Gradinaj. Në këtë kuvend gjithashtu u zgjodh edhe kryetari i degës z.Neçko Koxha si dhe shtatë anëtarë të Kuvendit Qendrorë të PDSH-së nga kjo degë.
Në kuvend ishte i pranishëm edhe Kryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi i cili në fjalën e rastit u shpreh: PDSH-ja paraqet shpresën e vetme që me kandidimin e z.Misin Gradinaj, bashkë me grupin e këshilltarëve, Çairit t’i kthehet shpresa e humbur dhe të luftohet getoizimi në të cilën ndodhet si pasojë e keqeveverisjes për një periudhë të gjatë nga struktura të korruptuara të cilat Çairit i sollën vetëm mjerrim, dhune dhe reket.
Next Post

A e dini se… në Mat gjenden 33 varre shkëmbore Ilire?

Në krahinën e Matit ndodhen 33 varre shkëmbore Ilire të shpërndara pothuajse në të gjithë territorin, por që banorët e zonës ku ndodhen këto varre i njohin historikisht si burgje. Ky është një prej tyre që ndodhet në fshatin Bërshi të Klosit dhe quhet “Burgu i Murriqit”. Ali Murriqi banon […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: