Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Vërshimet në Tetovë, Shtabi i Krizës sjell këto vendime

1 min read

Pas rreshjeve që përfshinë këtë pasdite rajonin e Tetovës, Shtabi i Krizës në Komunën e Tetovës ka mbajtur mbledhje urgjente lidhur me gjendjen e krijuar me rreshjet, ku ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Në diskutim, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami së bashku me anëtarët tjerë të Shtabit të Krizës në Komunën e Tetovës sollën këto konkluzione:

1. Të bëhet kërkesë për ndihmë nga qeveria lidhur me menaxhimin e situatës dhe shpërblimin e dëmeve,
2. Të bëhet kërkesë për ndihmë nga qyteti i Shkupit lidhur me pastrimin e rrugëve,
3. Të vendohet kontakt numër për tu paraqitur dëmet nga ana e qytetarëve,
4. Të vendoset komunikim i vazhdueshëm me qendrën për menaxhim me krizat, policinë dhe drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim lidhur me ndërmarrjen e masave paraprake për evitimin e dëmeve më të mëdha,
5. Të bëhet kërkesë deri në qeveri për intervenim tek lumenjt, konkretisht për të pastruar shtretërit e lumenjve,
6. Të formohen viber – grup në të cilin do të kordinohet shtabi i krizës lidhur me masat preventive të cilat duhet që të ndërmeren në rast të krizave,
7. Të intervenohet në pjesën e kanalizimit atmosferik (në plan afatgjatë)
8. Të bëhet kontrollë i ujit për pije./KlanMacedonia