Vetëm në 2018, afër 19 mijë banorë ikën nga Maqedonia

vull

Rritet numri i shtetasve të Maqedonisë të cilët për çdo ditë po shpërngulen nga vendi. Vetëm në vitin 2018 gjithsej 18.478 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar fatin në Gjermani. Nga ata, 7.812 kanë qëndruar në Gjermani edhe në vitin 2019, ndërsa 10.666 janë kthyer në vendlindje, përcjell gazeta KOHA.

Në krahasim me vitin 2017, numri i personave të cilët kanë qëndruar në Gjermani për punë është rritur për 30%, përcjell Dojçe Vele duke u thirrur në informacione të Byrosë gjermane për statistikë. Të dhënat e Byrosë gjermane për statistikë kanë treguar se intensiteti është në rritje i numrit të të shpërngulurve nga Maqedonia, ndrësa ky fenomen – sipas tyre, ka filluar që nga viti 2011 atëherë kur në Gjermani kishin arritur rreth 5679 persona të cilët kishin vendosur të lëshojnë vendin për një jetë më të mirë, mirëpo prej atyre kanë ngelur vetëm 495. Rritja më e madhe e numrit të të shpërngulurve është regjistruar në vitin 2015 atëherë kur në “tokën e premtuar gjermane” kishin arritur 25 mijë persona vetëm nga Maqedonia. Është vërtetë e frikshme pasi që numri që kanë shkuar në Gjermani nga Maqedonia tani prek shifrën e 100.000 mijë persona.

Next Post

Sot, çmimet e reja të derivateve

Komisioni Rregullator i Energjisë do të njoftojë gjatë mesditës  çmimet e reja të derivateve që do të vlejnë nga mesnata, transmeton KohaNews. Javën e kaluar çmimet mbetën të pandryshuara, d.m.th Benzina Super 98 ende po shitet për 71.50 denarë, ndërsa Benzina Super 95 – 69.50 denarë. Çmimi i naftës mbeti […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: