Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

VIDEO: Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme dhe të shpejta, menjëherë

2 min read

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski kërkon zgjedhje të shpejta dhe të parakohshme parlamentare. Këtë kërkesë ai e shpjegon me krizën që thotë se do ta prekë Maqedoninë. Ai pret që pasojat e koronavirusit të rriten, pasi ka dështim në menaxhimin e proceseve, për të cilat sipas tij janë konfirmuar mbi 7000 vdekje. Lideri Mickoski për integrimet në BE tha se edhe nëse ato fillohen, nevojiten reforma rrënjësore që do t’i zbatojnë institucionet e cilësisë së dobët. Ai po ashtu theksoi se vendi po hyn në një krizë energjetike ku mund të ketë kufizime, por edhe se do të ketë goditje çmimesh dhe inflacion të lartë.

“Këto janë arsye që thonë se duhen vendime madhore që duhet të merren gjatë kësaj periudhe. Njerëzit thanë se nuk besonin se qeveria mund të përballonte pasojat. Vlen në pikëpyetje jo vetëm legjitimiteti, por edhe motivimi i qeverisë për t’u marrë me këto probleme. Opsioni i parë është formimi i shumicës së re parlamentare. Për momentin, zgjidhja më e mirë për Maqedoninë janë pa vonesë, zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare, duke respektuar afatet që do të sigurojnë një qeveri të fortë dhe stabile. Zgjedhje të shpejta që nuk kanë nevojë për alternativë, sepse duhet një qeveri e qëndrueshme për t’u përballur me problemet. Zgjedhjet janë drita në fund të tunelit. “Zgjedhjet e shpejta duhet të sjellin një qeveri që do të zbatojë politika efektive”, tha Mickoski.

“Është e qartë se edhe nëse Zoran Zaev jep dorëheqje, ministrat do të vazhdojnë të përfaqësojnë sistemin e tij të korruptuar, i cili u mposht dy herë në këto zgjedhje. Edhe nëse Zoran Zaev largohet dhe Qeveria qëndron, Venko Filipçe do të mbetet ministri që ka më shumë të vdekur, Ljupçe Nikolovski do të jetë ministri jofunksional, Mila Carovska do të vazhdojë ta shkatërrojë arsimin. Vetë Zoran Zaev e vuri në rrezik karrierën e tij dhe zgjedhjet ishin referendum për qeverinë. Prandaj pyetja që është legjitime, nëse do të ketë një shumicë të re parlamentare dhe pa zgjedhje për të formuar një qeveri të re apo zgjedhje të reja për një qeveri me kredibilitet të ri. Para se të përgjigjem, më lejoni të theksoj se Maqedonia po përballet me kohë krize, të përcjella me një goditje të çmimeve të energjisë, ku pyetja nuk është nëse, por sa do të kushtojë rryma.